Kukësi jo i plotë edhe ndaj Flamurtarit, mungojnë dy titullarë
Në letër Kukësi ka ndeshjen më të lehtë nga të gjitha skuadrat pretendente këtë fundjavë. Verilindorët pas barazimit në kryendeshjen e javës së 10-të ndaj Partizanit do të kërkojnë të rikthehen te suksesi në sfidën e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit të vendit të fundit ndeshje që do të luhet me shumë gjasa në stadiumin Roza Haxhiu të Lushnjës aty ku Kukësi luajti edhe sfidën e fundit shtëpiake ndaj Tiranës. Pritet një sukses i thjeshtë për skuadrën e Shpëtim Duros edhe pse Flamurtari pavarsisht 1001 halleve që ka, në këtë sezon ja ka dalë të ndali në barazim tre skuadra, Laçin, Tiranën dhe sëfundmi Skënderbeun por të treja në Vlorë. Edhe përballë kuqezinjëve Duro do të ketë probleme me formacionin pasi do të ketë dy mungesa të rëndësishme. Vasil Shkurtaj nuk është rikuperuar ende nga tërheqja muskulare që pësoi para ndeshjes ndaj Partizanit, ndërkohë që mbrojtësi afrikan Obanor ka plotësuar numrin e 4 kartonëve të verdhë dhe gjithashtu do të mungojë ndaj Flamurtarit për arsye skualifikimi.



