Kategoria Superiore

Kukësi “kameleon”, Milinkovic bëri revolucion

Një fitore që rikthen qetësinë te Kukësi por njëkohësisht thyen edhe mallkimin e fushës kurbinase për kampionët që nuk arrinin të dilnin me tre pikë nga kjo transfertë që prej 4 vjetësh. Skuadra e Mladen Milinkovic iu fal atij goli të shpejtë të Ylli Shametit që në minutën e tretë për të ruajtur kontaktet me Skënderbeun kryesues, duke dhënë një sinjal të rëndësishëm pasi kampionati për verilindorët nuk duhej dhe nuk mund të përfundonte që në javën e 12. Kjo ishte ndeshja udhëkryq e sezonit të trajnerit serb që i gjendur në presionin e mungesës së rezultateve, bëri disa ndryshime të rëndësishme për t’i dhënë një stilmul të ri skuadrës dhe rezultati i jep të drejtë. Kapiteni Hallaçi nuk u preferua në formacion nga numri 1 i stolit që ia dorëzoi shiritin e kapitenit shtatlartit Shameti i cili u shfaq në rolin e liderit jo vetëm për golin e shënuar por për menaxhimin që i bëri ndeshjes në fushën e blertë. Një tjetër mungesë që bëri bujë ishte edhe ajo e qëndërmnbrojtësit Albi Alla i cili tregoi një parqitje të dobët në ndeshjen me Partizanin por zyrtarisht ai do të mungojë edhe në sfidën e javës së ardhshme në Korçë për shkak të një kartoni të verdhë të marrë nga stoli për shkak të protestave në Laç. Në mesfushë Musolli u rikthye titullar ndërsa bashkë me të u aktivizuan edhe Kale, Imami e Guri, ky i fundit në rolin e një mesfushori që në teori nuk është pozicioni i tij ideal. Por nëse në mbrojtje lider rezultoi Shameti, në fazën sulmuese diferencën vazhdon ta bëjë Elis Bakaj që mbetet një pikë referimi për kampionët. Sulmuesi i lindur në Tiranë veproi bashkë me azerin Alyiev. Një formacion disi atipik për Kukësin por njëkohësisht edhe një shenjë e qartë se në momente delikate MIlinkovic ka dorë të lirë për të bërë minirevolucion. Këtë herë, zgjedhjet i dhanë të drejtë trajnerit serb.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency