Kukësi-Kamza, Gjici hap dyert e stadiumit: Hyrja falas
Kukësi hap dyert e stadiumit për ndeshjen me Laçin, që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e Kamzës. Që të ketë mbështetje maksimale nga tifozët verilindorë, është vendosur që hyrja të jetë falas. Më poshtë njoftimi i klubit të Kukësit.
“Ndeshja e Javës së 19-të për Kategorinë Superiore, Kukësi-Laçi, do të zhvillohet në stadiumin e Kamzës, ditën e shtunë, ora 14:00.
Numri 1 i klubit të Kukësit, Safet Gjici, ka vendosur që për këtë ndeshje hyrja në stadium e tifozëve dhe sportdashësve të jetë pa pagesë.
Gjithashtu, Presidenti iu bën thirrje të gjithë tifozëve, që të ndjekin nga afër skuadrën tonë duke mbushur stadiumin në këtë sfidë të rëndësishme për Kategorinë Superiore.”



