Kategoria Superiore

Kukësi kërkon kthesën ndaj Kamzës, Kastrioti për vazhdimësinë ndaj Laçit

Kategoria Superiore do të vijë sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 23-të, të cilat do të luhen të dyja në orën 14:00 dhe do të transmetohen si gjithmonë në ekranin e Supersport, bashkë me emisionin “Gol pas Goli”, ku të ftuarit do të diskutojnë dhe analizojnë detajet nga të dy sfidat.

Kështu në orën 14:00 Kukësi do të përballet me Kamzën, në sfidën që është vendosur të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”. Armando Cungu u konfirmua nga Gjici në detyrë, edhe pas dy humbjeve radhazi, por tashmë tekniku shkodran duhet të udhëheqë skuadrën te triumfi.

Kukësi ndodhet aktualisht 11 pikë pas Partizanit në renditje dhe duhet të reduktojë këtë diferencë në 8 pikë, duke shpresuar më pas te derbi i kryeqytetit javën e ardhshme, për t’i shkuar sa më pranë kreut.

Përballë do të jetë Kamza, skuadër e vendit të fundit, që po zhvillon një sezon vërtetë të komplikuar, por që në fillim të javës i ka besuar pankinën Gentian Stojkut, me shpresën se ky i fundit do të udhëheqë ekipin drejt mbijetesës.

Një tjetër sfidë e rëndësishme do të luhet edhe në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, ku Kastrioti do të përballet me Laçin, me synimin për t’i dhënë vijimësi rezultateve të mira. Krutanët e kanë nisur në mënyrë perfekte gjysmën e dytë të kampionatit dhe të besuarit e trajnerit Devolli, besojnë gjithnjë e më shumë te mbijetesa.

Megjithatë, duke parë ritmin me të cilin po ecin Luftëtari e Tirana, krutanët e dinë mirë që ndaj Laçit duhet të marrin pikët maksimale, për të qëndruar ende në garën e ethshme të mbijetesës. Nga an tjetër, Laçi synon një vend në Europë dhe ka mundësinë që të afrohet më shumë me Teutën e Kukësin, nëse ia del të marrë pikët e plota ndaj krutanëve.

Megjithatë, në të dy takimet verdiktin do ta japë fusha e lojës, ndërsa të gjithë të apasionuarit e kampionatit shqiptar, do të mund t’i ndjekin sfidat në ekranet e Supersport 3 dhe 4.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency