Kukësi, Longo ikën… vetëm për pushime!
Diego Longo është dhe do të jetë trajner I Kukësit. Përtej raportimeve mediatike, është ky konfirmimi që vjen nga nivelet më të larta në klubin verilindor. Te Kukësi, madje pretendojnë se nuk ka patur një çështje Longo, edhe pse trajneri Italian la të kuptohej neë një farë mënyre largimin, por pozicioni I klubit është se trajneri është keqkuptuar. Italiani është larguar drejt vendit të tij, për një periudhë tre ditore, e parashikuar që më parë dhe do të kthehet sërish më pas për të drejtuar skuadrën në përgatitjet për rinisjen e kampionatit. Zërat për largimin e Longos, e madje edhe për një komunikim të vendimit të tij ndaj lojtarëve, erdhën pas humbjes 2-3 me Teutën, megjithatë tani është klubi që blindon trajnerin duke konfirmuar besimin.
Në fakt një largim do të ishte i çuditshëm, pasi bëhet fjalë për një teknik që në katër javë kampionat, ka fituar 2 ndeshje, ka barazuar një dhe ka humbur vetëm atë të fundit, me Teutën. Për më tepër Kukësi i Longos, ka demontsruar se prodhon lojë, raste e gola, aktualisht është skuadra që shënon më shumë në Abissnet Superiore, me 10 finalizime, edhe pse në dy takimet e fundit, mbrojtja ka lënë për të dëshiruar duke pësuar 5 gola. Një aspect që mund të rikuperohet në javët në vazhdim, dhe ku sic konfirmojnë me plot zërin te Kukësi, nga vetë Longo që do të vazhdojë të jetë në krye të stolit verilindor.



