Kukësi-Lushnja, hapen dyert e “Zeqir Ymerit” për tifozët
Paraditen e kësaj të premteje Kukësi është nisur për në qytetin verilindor, ku të shtunën do të përballet me Lushnjën, në sfidën e vlefshme për javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Verilindorët nuk kanë rrugë tjetër veç fitores, pas ultimatumit të presidentit Gjici për ta mbyllur vitin me 9 pikë në tri ndeshje. Përveç brazilianit Cale, që ka plotësuar 4 kartonë të verdhë, mungojnë edhe Alyiev dhe Krkotiç. Takimi do të luhet në orën 13:00 dhe hyrja për tifozët në stadiumin “Zeqir Ymeri” do të jetë falas. Drejtuesit e Kukësit kërkojnë të kenë mbështetje sa më të madhe nga tifozët, për të kaluar këtë ngërç në rezultate, duke shpresuar edhe në hapat e gabuar të Skënderbeut.



