Futboll

Kukësi fiton bindshëm me Laçin dhe kap kreun

Kukësi ka mposhtur Laçin në stadiumin ‘Zeqir Ymeri’, me rezultatin 3-0 dhe i është bashkuar Skënderbeut në krye të renditjes, me shtatë pikë. Verilindorët vinin në këtë takim pas barazimit të marrë ndaj Partizanit dhe fitoren e kishin alternativën e vetme, për të mos u shkëputur nga kreu dhe për të tentuar mbrojtjen e titullit.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Milinkoviç kontrolloi ndeshjen që nga fillimi dhe fati e portieri laçian Selimaj, i mohuan golin e avantazhit në pjesën e parë.

Gjithsesi, Kukësi zhbllokoi rezultatin në minutën e 62-të, pas një autogoli të mbrojtësit Fangaj, i cili devijoi në rrjetë një goditje të sulmuesit azer Alijev. Në minutën e 76, fantazisti brazilian Kale dyfishoi shifrat, duke shënuar një supergol në trekëndëshin e portës së Selimajt dhe në të 86-ën, Bakaj vulosi shifrat në 3-0.

Nga ana tjetër, skuadra laçiane shfaqi mjaft probleme në fazën sulmuese, duke iu afruar portës së Koliçit vetëm nëpërmjet kundërsulmeve, që gjithsesi nuk ishin të rrezikshëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency