Kategoria Superiore

Kukësi pranon verdiktin e kampionatit, ndaj Lushnjës pa grintë në fushë

Në një situatë tjetër do të përmendej fjalia ‘rihapet kampionati’, por kur distanca me kreun është 8 pikë dhe kanë mbetur vetëm 4 sfida nga fundi, vetëm logjika e një të marri do të dërgonte në këtë konkluzion. Kukësi nuk do ta ripërsërisë triumfin e sezonit të shkuar, sepse gabimet e shumta gjatë këtij edicioni nuk e lejojnë të ndezë asnjë fije shprese.

Blutë i ulën “radarët” pas triumfit me Skënderbeun në Korçë dhe kundër Lushnjës nuk treguan thuajse asgjë nga ajo ç’ka ofruan një javë më parë, madje për shumë minuta luajtën si të barabartë me skuadrën e vendit të fundit, që e ka mbyllur me Superioren.

Vendi i dytë është i siguruar, por një skuadër për të cilën janë shpenzuar shumë para, nuk mund t’ia lejojë vetes një paraqitje të tillë, pa ide, pa grintë dhe pa ritëm.

Natyrisht në fund erdhën pikët e plota, por askush nuk u shfaq i lumtur, as trajneri Pacult e as presidenti Gjici. Tekniku austriak pas ndeshjes përmendi edhe mungesat, pa diskutim që Shameti, Alla e Kale janë futbolliste që kanë ndikimin tyre, por absolutisht nuk mund të përdoren si justifikim kur përballë ke një skuadër si Lushnja, që prej kohësh luan me mungesa dhe ndoshta nuk ka qenë as qëllimi i vetë Pacult të justifikoje këtë performancë negative.

E vetmja notë pozitive ishte paraqitja e Amido Balde. 26-vjeçari gjeti golin e parë në kampionatin shqiptar. Ky realizim mund t’i shërbej moralit të vetë lojtarit, i cili në muajt e parë të kësaj aventure të re nuk ka treguar potencialin e tij, i ndikuar edhe nga dëmtimet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency