Kategoria Superiore

Kukësi, prapaskenat e transferimit të munguar të Rrumbullakut te Antaliaspor

Paraqitjet e jashtëzakonshme të Kukësit në Antalia dhe barazimi në miqësoren me Fenerbahçen, evidentuan mbi të gjithë Simon Rrumbullakun. Mbrojtësi i majtë ishte protagonist i paraqitjeve të shkëlqyera, duke tërhequr vëmendjen e Antaliaspor. Drejtuesit e klubit të Superligës turke, ku militojnë dy emra të mëdhenj si Samuel Eto’o dhe Samir Nasri, i ofruan 300 mijë euro Kukësit për kartonin e lojtarit të lindur në Gjirokastër. Akordi ishte në prag të finalizimit, me kampionët e Shqipërisë në fuqi që do të realizonin shitjen e parë të madhe, ndërsa kontrata për Rrumbullakun do të ishte me kushte mjaft të mira ekonomike. Sipas marrëveshjes mbrojtësi do të përfitonte 300 mijë euro në vitin e parë, me shifrën që do të shkonte deri në 700 mijë euro në sezonin e tretë në Turqi. Megjithatë, në fund gjithçka sfumoi. Kjo për faktin se që të blinte Rrumbullakun, fillimisht Antaliaspor duhej të shiste Sakib Ajtazh te Trabzonspor-i. Për kartonin e lojtarit klubi nga Antalia pretendonte 3,5 milionë euro, ndërsa oferta e Trabzonsporit ishte 3 milionë dhe e pandryshueshme. Diferenca e kërkesës me ofertën bëri që negociatat të mbylleshin pa sukses. Pavarësisht zhgënjimit për rastin e humbur, te Kukësi tashmë janë bindur se me kualitetet që kanë në skuadër mund të nisin të prodhojnë fitime të rëndësishme për klubin në merkato.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency