Kategoria Superiore

Kukësi rigjen qetësinë, verilindorët rikthehen te suksesi dhe presin asist nga derbi

Kukësi rikthehet te fitorja dhe këtë e bëri përballë Partizanit në “Loro Boriçi”, madje me përmbysje në minutat e fundit në javën e 14-të. Ishte një sukses i rëndësishëm, në një javë deçizive pak ditë përpara ndalesës për festat e fundvitit.

Në Shkodër, Kukësi kishte vetëm një mision tre pikët, sepse në dy javët e kaluara kishte ngecur mes humbjes përballë Laçit dhe barazimit ndaj Teutës. Partizani nuk ishte kundërshtari i duhur për të bërë kthesën, por verilindoret treguan se edhe në momente të vështira, disavantazhit dhe mungesave janë në gjendje të bëjnë mirë, duke treguar forcën e karakterit për skuadrën e Longo-s.

Autogoli i Mustës dhe perla e Taipit përmbysën skuadrën e Dajës duke i marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para sezonale një kundërshtari direkt si Partizani. Verilindorët kanë për momentin sulmin më të mirë të kampionatit me 28 gola të shënuar, ndërsa në 6 ndeshjet e fundit kanë 5 gola, duke ndikuar në statistikat e repartit defensiv.

Në mesjavë përballë është Vllaznia, një tjetër duel direkt, ndaj një rivali të cilit Kukësi i mori maksimumin në fazën e parë, por në radhët e verilindorëve këtë javë luajnë edhe me llogari. Tirana luan përballë Partizanit, në derbin e kryeqytetit, nga një sfidë ku verilindorët mund të përfitojnë direkt, nëse skuadra e Shehit ngec, por më parë duhet të fitojnë ndaj Vllaznisë.

Triumfi ndaj Partizanit, ishte një sinjal i drejtpërdrejtë edhe për rivalët direkt, sepse Kukësi është përsëri skuadra në ndjekje të Tiranës me vetëm 3 pikë më pak se bardheblutë dhe 3 më shumë se Vllaznia e vendit të tretë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency