Kategoria Superiore

Kukësi vijon me ritëm të lartë përgatitjet në Antalia!

Kukësi po shfrytëzon më së miri kushtet që ofron Antalia për të pwrgatitur pjesën e dytë të sezonit. Jo vetëm kushtet e akomodimit por edhe ato atmosferike favorizojnë verilindorët për të karikuar bateritë por mbi të gjitha për tu shkrirë më mirë me njëri-tjetrin pas lëvizjeve në merkato. Trajneri Armando Cungu ka patur të gjithë grupin në dispozicion me futbollistët që janë shfaqur në humor të mirë ashtu si edhe vetë koha. Afrimet e Eduart Rrocës dhe Vasil Shkurtaj kanë shtuar optimizmin në ambientin pranë nënkampionëve të vendit që në dy fazat e dytë synojnë kreun për të arritur tek titulli i dytë në histori. Faza përgatitore po ecën sipas programit ndërkohë që po afron edhe dita e miqësores së parë. Më 9 janar në orën 17:00 Kukësi ka të programuar testin e parë ndaj kryesuesve të kampionatit turk Istanbul Basaksehir,një kundërshtar shumë i vështirë për skuadrën e drejtuar nga Armando Cungu. Ndërkohë që dy ditë më pas është në program edhe testi i dytë miqësor me rusët e Rostov të cilët renditen të 7-ët në kampionatin e tyre. Me këto dy miqësore pritet që Kukësi të kompletojë fazën përgatitore për tu rikthyer në shqipëri dhe rinisjen e edicionit e cila do të bëhet me sfidën e Kupës së Shqipërisë ndaj Apolonisë më 23 janar në Loni Papuçiu.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency