Kategoria Superiore

Kukësia në Antalia për fazën e janarit, miqësore me Kayserisporin dhe Bursasporin

Drejtuesit e Kukësit kanë zbuluar programin që do të ndjekë skuadra gjatë përgatitijeve dimërore, teksa janë programuar për t’u zhvilluar edhe disa ndeshje miqësore.

Nga data 4 deri me 16 janar Kukësi do të qëndrojë në Antalia, për të zhvilluar fazën përgatitore. Kjo periudhë do t’i shërbejë ekipit për të testuar lojtarët e rinj që do të ofrohen për pjesën e mbetur të sezonit. Gjatë kësaj periudhe ekipi i Kukësit do të luajë ndeshje miqësore. Dy teste, tashmë të konfirmuara janë: me Kayserisporin, që do të luhet me datë 8 Janar 2018, dhe ndaj Bursasporit 10 Janar. Gjithashtu vazhdojnë bisedimet edhe për ndeshje të tjera miqësore si me ekipe elitare turke edhe me ato europiane. Klubi është në përpjekjet maksimale për masat organizative, merkaton dhe stafin te ri teknik.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency