Kategoria Superiore

Kuli: E izoluam mirë Tiranën, Europa do na jepte kënaqësi morale

Në mungesë të Emiliano Çelës së pezulluar, Kastrioti u drejtua në pankinë nga ndihmësi i tij, Bekim Kuli, megjithatë mori tre pikët ndaj Tiranës dhe tashmë ka hipotekuar vendin në elitën e futbollit shqiptar edhe për sezonin e ri.

“Në çdo ndeshje kemi qenë me këmbë në tokë dhe kemi punuar shumë në aspektin taktik. Kundërshtari është shumë i fortë dhe duhen vlerat e tyre, sidomos në repartin e sulmit, pasi kanë treshen më të mirë. Sot u munduam të mbroheshim mirë dhe për fat të mirë gjetëm edhe golin që na dha tre pikët.

Mbrojtja fillon nga sulmi dhe ne sot u mbrojtëm shumë mirë. Bëmë presing te çdo kundërshtar, ndaj edhe portieri ynë pati pak ose fare punë për të bërë.

Synimi ynë primar është mbijetesa dhe këtë thuajse e kemi arritur. Për më lart e di vetëm zoti, por ne do vazhdojmë të punojmë dhe të shohim deri ku mund të shkojmë. Sa i përket licencimit nuk e di çfarë bëhet me procesin, por Europa do të ishte arritje madhore edhe në aspektin moral”, tha Kuli.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency