Kulusevski: Ibra më bëri të ndjehem si fëmijët në Krishtlindje
Lojtari i Tottenham, Dejan Kulusevski ka rrëfyer se si ka qenë grumbullimi i tij me kombëtaren e Suedisë.
Në një intervistë të dhënë për “The Guardian”, Kulusevski vlerësoi jashtëzakonisht shumë sulmuesin e Milan, Zlatan Ibrahimovic, për të cilin tha se është një model për të gjithë suedezët.
“Ai ndihmoi çdo djalë, duke treguar se gjithçka është e mundur. Kur ai filloi të fliste për mua, u ndjeva si fëmijë në Krishtlindje”,-theksoi ish-lojtari i Juventus.
Sipas lojtarit të “Spurs” Ibra është një nga personat që u jep zemër talenteve të rinj të futbollit, ndërsa kur bëhet fjalë për Suedinë mbështjetja dhe motivimi që sulmuesi jep është shumë herë më e lartë.



