Kumbulla: “Incidenti” me Mourinhon u zgjidh me një përqafim, ja si përgatitet finalja e Tiranës
Marash Kumbulla u rikthye titullar te Roma, por luajti vetëm 45 minuta në ndeshjen ndaj Venezias, teksa para saj pati kohë të sqarojë edhe “incidentin” me trajnerin Jose Mourinho.
“Faulli ndaj trajnerit u mbyll me një përqafim, edhe për faktin se nuk ishte aspak faji im. Ishte një episod simpatik, që mbeti aty”, tha mbrojtësi shqiptar, duke komentuar një foto të Jose Mourinhos, i cili një ditë më parë zbuloi se po bën terapi për shkak të një ndërhyrjeje të Kumbullës në stërvitje.
Roma do të luajë në finalen e Conference League ndaj Feyenoordit më 25 maj në “Air Albania”, një stadium të cilin Kumbulla e njeh shumë mirë dhe i ka idetë e qarta se si shkohet i karikuar atje.
“Ka vetëm një mënyrë për të përgatitir finalen e Tiranës, duke dhënë maksimumin në ndeshjet e mbetura të kampionatit”, tha Kumbulla.



