Conference League

Kumbulla: Na mungoi përqendrimi, por e përmbysim javën tjetër

Bodo/Glimt shndërrohet në një “mace të zezë” për Romën e Jose Mourinhos, që pas humbjes së thellë 6-1 vjeshtën e kaluar në fazën e grupeve, mbrëmjen e sotme u mposht 2-1 me përmbysje nga norvegjezët, në çerekfinalen e parë të Conference League.

Titullar në këtë takim ishte edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, i cili bëri një ndeshje të mirë, por verdhekuqtë u ndëshkuan nga një gabim i portierit Rui Patricio dhe një mungesë përqendrimi në prapavijë.

Kumbulla u vlerësua me notën 6, ndërsa në përshkrimin e ndeshjes së tij thuhej: Mban mirë qendrën, duke izoluar sulmuesin kundërshtar dhe mbyllur çdo hapësirë. Edhe kur spostohet djathtas, mbyll mirë hapësirat e tij dhe nuk u jep mundësi kundërshtarëve.

Ndërkohë pas ndeshjes Kumbulla foli edhe për mediat italiane, ku tha se verdhekuqtë u ndëshkuan për mungesë përqendrimi, megjithatë u shfaq mjaft optimist për sfidën e kthimit.
“Keqardhje për humbjen, pasi pësuam dy gola të evitueshëm, sidomos i dyti, ku duhej të ishim më të përqendruar. Tani duhet ta lëmë pas krahëve këtë ndeshje dhe të mendojmë për kampionatin. Më pas bashkë me trajnerin do të analizojmë gabimet dhe do të përgatisim përmbysjen”, tha mbrojtësi 22-vjeçar shqiptar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency