Kumbulla: Sa keq që s’i ndihmova shokët, tifozët super si gjithmonë
17 minuta zgjati ndeshja e Marash Kumbullës ndaj Anglisë. Mbrojtësi i Romës pësoi një dëmtim dhe u detyrua t’i linte vendin Kastriot Dermakut.
Shqipëria humbi 5-0 në “Wembley” kundër Anglisë, teksa 21-vjeçari nga Malësia e Madhe ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”.
“Ëndrra për në Botëror zbehet, por jo dëshira për të vazhduar të rritemi së bashku për të bërë diçka speciale për Shqipërinë.
Më vjen shumë keq që nuk munda t’i ndihmoj shokët e mi në fushë deri në fund.
Dua të falënderoj mbështetjen e tifozëve tanë që janë gjithmonë fantastike kudo që shkojmë.
Shpresoj të kthehem sa më shpejt. Faleminderit”, shkruan mbrojtësi i talentuar shqiptar.




