Conference League

Kumbulla titullar në Europë, Roma kalon pa problem ukrainasit e Zorya-s

Marash Kumbulla rikthehet të luajë titullar dhe bën një 90-minutësh mjaft të mirë për Romën, që ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 dhe njëkohësisht të ruajë të paprekur portën në Conference League, pas dy ndeshjeve të para në grup.

El Sharawi zhbllokoi sfidën për verdhekuqtë në minutën e 7’, ndërsa në pjesën e dytë ishin Chris Smalling dhe Tammy Abraham që në minutat 66’ dhe 68’, vulosën fitoren me rezultatin 0-3.

Kjo ishte sfida e parë zyrtare, që mbrojtësi kuqezi e nis si titullar, që kur në stolin e Romës është ulur Jose Mourinho, ndërsa vetë Kumbulla deklaroi para ndeshjes se punon rregullisht për të dhënë kontributin e tij në fushë.

Holandezëve të Az Alkmaarit u mjaftoi një gol i Gudmundsson në pjesën e dytë për të marrë tre pikët ndaj Jablonec, ndërsa serbët e Partizanit të Beogradit triumfuan me rezultatin 2-0 ndaj Flora Tallinit.

Në sfidat e tjera, finlandezët e HJK fituan 2-4 në transfertën ndaj Aleshkert, Gent mposhti 2-0 qipriotët e Anorthosis dhe rumunët e Cluj u ndanë në barazim 1-1 me danezët e Randers.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency