Serie A

Kundër Juvetusit, shansi i Ante Rebicit, Pioli gati t’i besojë fanellën e titullarit  

Me Suson ende jo në gjendjen më të mirë e Castillejon “ko”, të dielën, në Torino, kundër Juventusit, Pioli mund t’i japë një shans Ante Rebicit, duke i dhuruar të parën fanellë titullari që kur është ulur në stolin e Milan. Kroati deri më tani ka hasur vështirësi, edhe pse trajneri e ka përkufizuar gjithsesi pozitive për karakteristikat që ka paraqitjen e tij nda Lazios, ku luajti për më tepër se një pjesë loje, duke zëvendësuar pikërisht të dëmtuarin Castillejo. Rebic ka një farë eksperience në ndeshjet e rëndësishme, di si të menaxhojë tensionin dhe, siç thotë Pioli, është një lojtar që vrapon dhe krijon volum.

Sigurisht që në përballjen me Juventusin trajneri do të ishte më mirë të kishte një alternativë më të sigurt, por këtë herë Rebic mund të jetë me të vërtetë i vetmi kandidat për Piolin, që mund të luajë në sulm bashkë me Piatek dhe Calhanoglu. Pioli shpreson në kontributin e tij, ndërsa kroati e di se ka një shans të artë për të ndryshuar rrjedhën e sezonit të tij. Kjo, pasi edhe ndërsa ai lëkundet mes luhatjesh, Andre Silva tek Eintrachti po bën që të mos e qajnë shumë largimin e tij. Deri tani për portugezin 3 gola dhe një asist dhe për momentin shkëmbimi i huazimeve duket se ka shkuar në favor të gjermanëve, por të dielën 26-vjeçari nga Spliti mund të ndryshojë gjithçka nëse bëhet protagonist në përballjen me Juventusin.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency