Kundërshtari i Roshit shënon një gol për çmimin “Puskas” (pamjet)
Odise Roshi shënoi një nga dy golat e Akhmat Grozny-t në fitoren 2-1 ndaj Orenburgut, në javën e katërt të kampionatit elitar të Rusisë, duke u zhbllokuar pas 1 viti, por kjo përballje do të mbahet mend për golin e shënuar nga sulmuesi i skuadrës kundërshtare të shqiptarit, serbi Dordje Despotovic.
Siç shihet edhe nga pamjet, roveshata e 27-vjeçarit, që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, thjesht të lë pa fjalë dhe është e denjë për çmimin “Puskas”. Duket një aksion dhe më pas një krosim pa shumë pretendime, por koordinimi i sulmuesit thjesht është perfekt.



