Featured

Kundërshtari më i fortë? Bekaj: Janë këta dy, por të mos nënvlerësojmë Skënderbeun

Portieri i Tiranës, Visar Bekaj ka theksuar sot se sipas tij skuadrat më të forta pas Tiranës në Abissnet Superiore janë Laçi dhe Kukësi.

Në konferencën e dhënë në prag të përballjes me Skënderbeun, që do të luhet të shtunën në orën 16:45 për javën e 19 të kampionati, u shpreh se diferenca e “bardhebluve” me ekipet e tjera është fryma e grupit.

Më tej, gardiani theksoi se korçarët nuk duhen nënvlerësuar, pavarësisht pozitave dhe shtoi se nëse me Kukësin dhanë 100%, me Skënderbeun do japin 200% e tyre.

Skënderbeu- Nëse me Kukësin kemi dhënë 100%, me Skënderbeun do të japim 200%, pasi këto ndeshje që duken më të lehta në fakt dalin më të vështira.

Mbrojtja Mbrojtja është shumë e mirë për momentin dhe mendoj se ka për të më ndihmuar shumë. Të them të drejtën them jemi shumë mirë, për të filluar nga sulmi, mesfusha dhe mbrojtja.

Kundërshtarët më të fortë Për mendimin tim është Laçi ndër ekipet më të forta edhe Kukësi, por të gjithë janë aty aty.

Çfarë e bën Tiranën më të fortë?- Grupi e bën Tiranën më të fortë, jo vetëm fizikisht apo taktikisht, por kemi edhe atmosferë fantastike.

Quiz: Gjeni lojtarët në foto…

Testoni njohuritë tuaja mbi lojtarët e Premier League...

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency