Kupa e Afrikës, Senegali skuadra e parë gjysmëfinaliste
Senegali është skuadra e parë gjysmëfinaliste e Kupës së Afrikës që po zhvillohet aktualisht në Egjipt. Mjaftoi një gol që Mane me shok të mposhtnin 1-0 Beninin dhe të kualifikoheshin në ruandin e 4 skuadrave më të mira. Në minutën e 69-të, Gueye i shërbyer në mënyrë perfekte nga Mane me një të djathtë të fuqishme brenda zone mposhti portierin e Beninit duke realizuar golin e fitores për Senegalin. Benini e mbylli ndeshjen me një lojtar më pak pasi në minutën e 83-të, Verdon u ndëshkua me karton të kuq. Në gjysmëfinale, Senegali do të përballet me fituesin e çiftit Madagaskar-Tunizi. Në gjysmëfinale u kualifikua edhe Nigeria që mposhti 2-1 Afrikën e Jugut.



