Kupa e Afrikës/ Uganda e nis me fitore, Ighalo i jep 3 pikët Nigerisë
Pas Egjiptit, edhe Uganda e nisi me këmbën e mbarë Kupën e Afrikës, duke arritur të fitojë në ndeshjen e parë, me rezultatin 2-0 ndaj Kongos.
Kaddu në minutën e 14’ dhe Okwi në të 48-ën, shënuan për Ugandën, duke e ngjitur skuadrën në krye të renditjes, me 3 pikë, aq sa ka edhe Egjipti.
Një fitore me shumë vuajtje mori në ndeshjen e parë edhe Nigeria, që triumfoi minimalisht 1-0 Burundin, me një gol të shënuar nga Ighalo në minutën e 77’.
Sfida tjetër e ditës së sotme për Kupën e Afrikës, do të jetë ajo mes Guinesë dhe Madagaskarit, që do të startojë në orën 22:00 (ora lokale shqiptare).



