Futboll

Kupa e Amerikës, Argjentina në grup “ferri”

U hodh në Rio de Janiero shorti për edicionin e 46-të të Kupës së Amerikës, që do të zhvillohet në Brazil nga 14 qershori deri më 7 korrik.

Përveç 10 skuadrave amerikanojugore, do të marrin pjesë edhe dy përfaqësuese aziatike, Katari dhe Japonia (përfaqësuesja nipone ka qenë e ftuar edhe në edicionin e vitit 1999, ku arriti me një barazim dhe 2 humbje).

Short i lehtë për Brazilin organizator, që është shortuar në të njëjtin grup me Bolivinë, Venezuelën dhe Perùnë.

Në Grupin B Argjentina do ta ketë shumë më të vështirë me Kolumbinë, Paraguain dhe Katarin, ndërsa në Grupin C janë shortuar Uruguai, Ekuadori, Japonia dhe Kili.

Ndeshja hapëse do të jetë mes Brazilit dhe Bolivisë më 14 qershor, në “Estadio de Morubi” në Sao Paolo, ndërsa finalja do të zhvillohet më 7 korrik në mitikun “Maracana” në Rio de Janeiro.

Grupi A

Brazil

Bolivi

Venezuelë

Perù

 

Grupi B

Argjentinë

Kolumbia

Paraguay

Katar

 

Grupi C

Uruguai

Ekuador

Japoni

Kili

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency