Futboll

Kupa e Azisë, Koreja e Jugut dhe Katari dy çerekfinalistet e fundit!

Kompletohet kuadri i sfidave të ruandit çerekfinal të Kupës së Azisë që po zhvillohet aktualisht në Emiratet e Bashkuara Arabe. Me shumë vështirësi Koreja Jugut që është një prej favoriteve për të fituar trofeun mposhti 2-1 pas kohës shtesë Bahreinin. Golit të Hwang Hee-Chan në minutën e 43-të, iu kundëpërgjigj Al Rohaimi në minutën e 77-të, megjithatë përfaqësuesja e drejtuar nga portugez Paolo Bento arriti të avanconte më tej falë finalizimit të mbrojtësit të Jeonbuk Kim Jin-Su në minutën e 107-të. Në çerekfinale koreano-jugorët do të kenë përballë Katarin që nga ana tjetër mposhti 1-0 Irakun me një gol të Alraëi në minutën e 62-të. Të gjitha çerekfinalet parashikohen shumë të luftuara pasi do të përballen me njëra-tjetrën skuadrat më të forta. Tre çiftet e tjera përveç Koreja e Jugut-Katar janë Kinë-Iran, Vietnam-Japoni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe-Australi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency