Featured

Kupa e Italisë/ Nuk ka fitues në “San Siro”, mbyllet pa gola derbi Milan-Inter (video)

Derbi i Madonninës mes Milan dhe Inter është mbyllur me barazim pa gola, duke bërë që finalisti për Kupën e Italisë të vendoset totalisht në takimin e dytë që do të luhet më 20 prill në orën 18:00.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim pa gola. Ishin “kuqezinjtë” ata që patën një start më të mirë, duke rrezikuar portën e Handanovic. Megjithatë në minutën e 16-të “zikaltërit” filluan kundërpërgjigjet në portën e Maignan. Teksa në minutën e 26’ situata për Milan u vështirësua, me kapitenin Romagnoli që pati problem muskulor dhe u detyrua të linte fushën e lojës, megjithatë ritmin e lojës e diktuan sërish “kuqezinjtë”.

Të shumta ishin raste, pas këtij momenti, për të realizuar nga të dyja skuadrat. Te Inter as Calhanoglu, as Perisic dhe as Dzeko nuk mundën të finalizonin, pasi Leao, Tomori dhe portieri Maignan reaguan mjaft mirë dhe mbrojtën portën e “Djallit”. Nga Milan, Leao dhe Giroud rrezikuan portën e Handanovic, por nuk ia dolën të realizonin duke bërë që në 45-minutëshin e parë ky takim të mbyllej pa gola.

Ndërsa në pjesën e dytë edhe Milan e uli pak ritmin e lojës, duke e bërë pak më të balancuar atë, megjithatë as kjo gjë nuk e ndihmoi Interin që të shfrytëzonte mundësitë për të shënuar, duke e mbyllur këtë takim me barazimin pa gola.

    Milan-Inter (0-0)

77′-Dumfries tenton të gjejë një prej shokëve të skuadrës me një pasim nga jashtë zonës, por mbrojtja kundërshtare reagon shpejt dhe pengon sulmin.

63’-Florenzi tenton të godasë në portën e Inter, por ai top pritet nga Handanovic, i cili shpëton për të disatën herë Interin.

57’-Martinez niset me shpejtësi për të shënuar, por Maignan del nga porta dhe e ndal lojtarin e Inter, por dëmtohet në dorë dhe i duhet ndihma e mjekëve.

Derbi i Madonninës, nis pjesa e dytë e Milan-Inter

 Derbi i Madonninës, mbyllet pa gola pjesa e parë e Milan-Inter

38’-Calhanoglu rrezikon portën e Milan pas një goditje dënimi, por ai top devijohet mjaft mirë nga Leao.

33’-Ndërhyrje e gabuar ndaj Leaos, Brozovic ndëshkohet me karton të verdhë.

26’-Romagnoli lë fushën e lojës pas një problemi muskulor, në vend të tij hyn Kalulu.

26’-Milan humbet kapitenin, Romagnoli lë fushën pas një problemi muskulor.

23’-Perisic bën një super krosim për në zonë, por Dzeko nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë.

21’-Dzeko afrohet te porta e Milan dhe tenton të bëjë një goditje drejt saj, por Tomori ndalon.

10’-Saelemaekers niset për te porta e Inter dhe bën një super goditje, por ai top pritet mirë nga Handanovic.

07’-Lautaro asiston Calhanoglu, por ky i fundit godet shumë lehtë portën e Milan.

Nis derbi i Madonninës, Milan-Inter përballen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë

Formacionet zyrtare:

Milan: Maignan; Bennacer; Florenzi; Giroud; Hernandez; Kessie; Krunic; Leao; Romanogli; Saelemaekers; Tomori.

Trajner: Stefano Pioli

Inter: Handanovic; Barella; Bastoni; Brozovic; Calhanoglu; De Vrij; Dumfries; Dzeko; Martinez; Perisic; Skriniar.

Trajner: Simone Inzaghi

Stoli i rezervave Milan-Inter:

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency