Futboll

Kupa e Kombeve të Afrikës, fitojnë Senegali e Maroku

U zhvilluan sot dy ndeshjet e radhës në Kupën e Kombeve të Afrikës të vlefshme për grupet C dhe D.

E nis sikurse pritej Senegalin, që iu imponua me rezultatin e pastër 2-0 Tanzanisë. Keita Balde u dha epërsinë senegalezëve në pjesën e parë, ndërsa golin e sigurisë e realizoi Diatta në fraksionin e dytë.

Edhe Maroku fitoi me Namibinë, por me rezultat minimal dhe me fat, pasi një minutë para përfundimit të kohës së rregullt Keimuine devijoi në mënyrë të pavullnetshme topin në portën e skuadrës së tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency