Kupa e Kombeve të Afrikës/ Senegali shkruan historinë, Mane fiton “derbin” me Salah
Senegal shkruan historinë, pasi mund në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës Egjiptin dhe fiton për herë të parë këtë trofe. Një sfidë e cila nuk prodhoi fitues në 120 minuta, me takimin që u mbyll me rrjeta të paprekura dhe fituesi u vendos vetëm pas serive të penalltive, aty ku senegalezët u treguan më të saktë duke triumfuar në fund.
Ndeshja ishte shumë e luftuar nga të dyja anët me yjet e Liverpool, Salah dhe Mane që ishin kundërshtarë në këtë përballe. Mane humbi një penallti në minutën e 7’, me shokun e skuadrës te “The Reds”, që para realizimit të goditjes i dha një këshillë portierit Gabal, i cili arriti ta priste atë top.
Pavarësisht tentativave nga të dyja anët, asnjëra prej skuadrave nuk mundi që të shënonte dhe bëri që ky takim të shkonte në shtesë.
Edhe në 30 minutat e shtesës nuk mjaftuan për këtë përballje që u zgjidh vetëm pas penalltive. Nga seria e penalltive, Senegali triumfoi 4-2 pasi për Egjiptin gabuan Abdelmonem dhe Lasheen, ndërsa për senegalezët gaboj vetëm Sarr, ndërkohë në fund Salah nuk kishte kohë për të goditur penalltinë për përfaqësuesen e tij.
Senegali shkruan kështu emrin në librin e artë të historisë, duke u bërë përfaqësuesja e 15-të qe prek trofeun e kupës së Kombeve të Afrikës dhe për më tepër duke mundur në finale rekordmenët e Egjiptit të cilët e kanë fituar plotë 7 herë. Kjo ishte finalja e tretë për Senagalin, pas disfatave në 2002 dhe 2019, ndërsa për Egjiptin kjo ishte finalja e 10-të në histori, ndërsa kjo ishte disfata e tretë në histori pas 1962 dhe 2017.



