Futboll

Kupa e Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës do ta luajë çerekfinalen në 2018-ën

Shkëndija e Tetovës shikon t’i shtyhet takimi në cerekfinalet e Kupës së Maqedonisë, ku kuqezinjtë siguruan biletën pas kualifikimit në përballjen e dyfishtë me Rabotnickin. Dy sfidat, që pritej të luheshin në datat 29 nëntor dhe 17 dhjetor, sipas të gjitha gjasave do të luhen vitin e ardhshëm. Sipas njoftimit zyrtar të Shkëndijës, gjitchka ka të bëjë me faktin se Komisari për gara pranë Federatës Maqedonase të Futbollit ka vendosur shtyrjen e takimit Vardari – Shkupi, e vlefshme për 1/8-at e Kupës, që duhej të luhej këtë të mërkurë. Nga përballja mes dy skuadrave shkupjane do të dalë dhe kundërshtari që do të ndeshet me Shkëndijën në cerekfinale dhe më shumë mundësi datat 29 nëntor dhe 17 dhjetor, që ishin programuar për ndeshjet e Shkëndijës, do të shfrytëzohen për rikuperimin e përballjeve mes Vardarit dhe Shkupit. Kjo do të thotë se skuadrës së drejtuar nga Qatip Osmani do t’i duhet të presë 2018-ën për t’iu rikthyer misionit në Kupën e Maqedonisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency