Featured

Kupa si “anije shpëtimi” për Teutën, durrsakët nisen të avantazhuar ndaj Skënderbeut

Teuta do të këkrojë ta lërë pas atë humbje të thellë 4-0 në kampionat e tashmë kërkon që të marrë një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Skuadra durrsake ka arritur që në ndeshjen e parë të zhvilluar në Korçë dy javë më parë të fitonte minimalisht me golin e Rubin Hebajt e në takimin e kthimit të synojë që të menaxhojë rezultatin për të avancuar më tej. Në kampioant diferenca me zonën europiane është tepër e madhe, me kampionët në fuqi të cilët janë shumë larg pritshmërive, por Kupa mund të jetë anija e shpëtimit për ta.

Trofeu i dytë për nga rëndësia jo vetëm që do të ishte një prestigj, për shkak se do të shtonte një Kupë në galerinë e trofeve të Teutës, por do u jepte dhe një biletë për në raundin e parë kualifikues të Conference League sezonin e ardhshëm dhe rruga në kompeticionin e dytë për nga rëndësia është me shkurtër se në kampionat.

Skënderbeu në krahun tjetër do të zbresë në fushën e lojës me statusin e finalistes së sezonit të shkuar. Korçarët nuk po kalojnë një moment të mirë, ku krahas humbjes në çerekfinalen e parë, kanë pësuar dhe tre humbje të tjera në kampionat, pasi janë mundur nga Teuta, kukësi dhe Tirana, kundërshtarë relativisht të fortë.

Ashtu si durrsakët dhe korçarët do të bëjnë çmos për të avancuar më tej e për të pretenduar që ta mbyllin sezonin me trofe. Skuadra e Migen Memellit këtë edicion ka treguar se ka aftësinë për të marrë maksiumin ndaj çdo kundërshtari.

Ndeshja e kthimit te çerekfinales mes Teutës dhe Skënderbeut do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 16:45 e do keni mundësinë ta ndiqni ekskluzivisht në Super Sport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency