Lajme

Kuqezinjtë e Nevil Dedes mposhtin Kosovën U19 në Drenas

U zhvillua sot në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, miqësorja mes Kosovës U19 dhe Shqipërisë U19, sfidë e cila u mbyll me triumfin 1-3 të kuqezinjve të drejtuar nga Nevil Dede.

Shqipëria e nisi mjaft mirë takimin dhe ushtroi presion, por golin e parë e gjeti Kosova, në minutën e 33-të të pjesës së parë. Reagimi i kuqezinjve ishte në lartësinë e duhur, teksa gjetën golin dy herë sulmuesi i Tiranës Muçi dhe një herë Broja, duke përmbysur rezultatin 1-3 në favor të Shqipërisë.

Vetëm dy ditë më vonë, në Prishtinë do të zhvillohet edhe miqësorja e dytë mes këtyre dy skuadrave, takime këto që po përdoren nga trajnerët respektivë, për të parë nga afër talente të reja.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency