Kur pushtimi i fushës vlen miliona, zbulohet shifra rekord që përfitoi Kinsey Wolanski!
Spektakël në spektakël! Pushtimi i fushës nga Kinsey Wolanski gjatë ndeshjes Liverpool-Tottenham pati dhe të mira ekonomike për bukuroshen.Nga rreth 300.000 “follower” në rreth 2.5 milionë, përpara se t’i bllokohej provizorisht llogaria, por mbi të gjitha, sipas “Apex Group Marketing”, ka bërë të fitonte 3.5 milionë euro faqes “hot” të internetit të të fejuarit, ndërkohë që gjoba që mori për shkak se zbriti në fushë prej 15 mijë eurosh duket e papërfillshme kur dëgjon këto shifra.
Quhet Kinsey Wolanski, e njohur si Kinsey Sue, vajza që të shtunën e kaluar gjatë finales së Champions, Tottenham-Liverpool, pushtoi fushën e futbollit dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës falë kostumit të banjës që kishte veshur dhe formave të saj. Modelja, partnerja e Vitaly Zdorovetskiy, ish-aktor pornoje, sot “youtuber” dhe pronar i një faqeje interneti për të rritur, në pak orë u bë yll në “Instagram”.





















