Kura Ranieri nuk funksionon, Roma “shkërmoqet” nga Napoli
As Claudio Ranieri nuk mund t’i bëjë derman Romës, që vijon të jetë në rënie të lirë, teksa këtë fundjavë ka pësuar humbjen e radhës.
Verdhekuqtë u dorëzuan në “Olimpico” përballë Napolit, në sfidën të cilën e humbën me rezultatin e thellë 1-4 dhe kompromentuan objektivin për një vend në zonën Champions.
Të besuarit e Ancelottit kaluan në avantazh që në minutën e dytë me anë të Milik, ndërsa Roma u rikthye në lojë në fundin e pjesës së parë, kur barazoi me Perottin.
Pjesa e dytë ishte tërësisht në favor të napolitanëve, që shënuan edhe tre herë të tjera, me Mertens, Ounas dhe Verdin, duke marrë një 3-pikësh me mjaft vlera në transfertë.



