Featured

“Kurimi” i Jadon Sancho, Rangnick: Gjithçka lidhet me besimin, ju tregoj çfarë më tha

Fitorja 3-2 ndaj Tottenhamit ka rikthyer qetësinë te Manchester United. Triumf ndaj një rivali direkt, tre pikë të rëndësishme për objektivin Champions League dhe çlirim për Cristiano Ronaldon, i cili kaloi një fundjavë fantastike me tre golat e realizuar ndaj ekipit të Antonio Contes.

Gjithsesi, Ralf Rangnick është i gëzuar nga rritja përshtatja dhe përmirësimi që po i ndodh Jadon Sanchos. Pavarësisht problemeve në fillim të sezonit, sulmuesi i majtë ka fituar besimin te vetja dhe po rikthehet në lojtarin që ishte te Dortmundi.

Unë nuk jam dakord që Jadon nuk shihej me sy kur erdhi tek United. Ai tani njihet si Jadon Sancho që kam njohur që kur ishte 18 vjeç. Dua të jem i sinqertë, ai po haste probleme përpara se unë të vija këtu.

Jadon po afrohet gjithnjë e më shumë me Jadon Sanchon që kam njohur në Gjermani. Në fund, gjithçka ka të bëjë me besimin. Koha e lojës, besimi. Besimi, koha e lojës… Ai po performonte në një nivel shumë të lartë.

Ne mund të jemi të suksesshëm vetëm si ekip. Nëse nuk jeni duke luajtur mirë si ekip, më tregoni një lojtar të vetëm në futboll që mund të zhvillojë ende karrierën e tij. Është e pamundur. Është e mundur vetëm me ngritjen e nivelit të performancës së të gjithë ekipit. Kjo është ajo që ndodhi në ndeshjen e fundit.

Ju e dini që kur Jadon ishte 17 vjeç unë tentova ta bindja që t’i bashkohej Leipzigut. Fatkeqësisht ai vendosi të shkonte në Dortmund, që nuk ishte zgjedhja më e keqe që mund të bënte në atë kohë. Kur erdha tek United ishte e qartë se duhej të provonim gjithçka për ta ndihmuar atë të gjente versionin më të mirë të vetes.

Klubi pagoi shumë miliona për ta sjellë këtu, dhe kur ndodh kjo lojtari duhet të performojë në nivele të larta. Jadon më tregoi se sigurisht që në fillim ishte e vështirë për të të përshtatej me intensitetin dhe aspektin fizik të Premier League.

Tani ai ia ka dalë ta bëjë këtë. Jam i lumtur që e shoh atë të luajë në këtë nivel”, deklaroi Rangnick. 21-vjeçari numëron 5 gola dhe 3 asiste në të gjithë kompeticionet me Manchester United.

Sa e njihni La Ligën?

Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...


Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency