Serie A

Kush është Presidenti i Monzës, pronari dhe çfarë roli ka Berlusconi te ky klub?

Për herë të parë pas rreth 100 vitesh të krijimit, Monza kalon në Seria A. Kjo skuadër do të luajë në elitën e futbollit italian në sezonin 2022-2023, duke shpresuar për të hapur një kapitull të ri dhe për të qëndruar në Seria A. Pasi dështuan në 2021-shin, “bardhekuqtë” ia dolën që të fitonin play off-in një vit më pas.

Klubi me bazë në Brianza ka si qëllim të lërë gjurmë në Seria A, ndërsa e ka tentuar disa herë ngjitjen në këtë kampionat, por vetëm këtë sezon ia doli ta arrijë.

Por kush është Presidenti i Monzës?

Fininvest, kompania e Silvio Berlusconit është pronare e Monzës. Ish-presidenti i Milan së bashku me të besuarin e tij Adriano Galliani, me të cilin ndau dekadat te “kuqezinjtë”, ia dolën të sillnin skuadrën “bardhekuqe” nga Seria C, ku ishte kur e morën përsipër, në Seria A.

Pasi pronësia e Monzës ndryshoi president u zgjodh Paolo Berlusconi, vëllai i Silvios. Ndërsa Galliani ka marrë rolin e CEO-s, si në kohën kur ishin te Milan.

Çfarë roli luan Silvio Berlusconi te Monza?

Silvio cilësohet si person nderi dhe është pronari i Monzës përmes Fininvest. Paolo Berlusconi është president dhe anëtar i bordit të drejtorëve, ku bën pjesë edhe Adriano Galliani. Së bashku me ta në bord janë edhe Leandro Cantamessa, Roberto Mazzo, Danilo Pellegrino, Elio Lolla, Cristina Rossello dhe Leonardo Brivio.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency