“Kush nuk kupton historinë tonë, nuk është njëri prej nesh”
Interi mposhti Napolin me rezultatin 1-0 mbrëmjen e djeshme, por duket se nuk arriti dot t’u gëzohet ashtu si duhet këtyre 3 pikëve, pasi incidentet para dhe pas ndeshjes, kanë trazuar ambientin zikaltër.
Më shqetësuese se gjithçka, ishin koret raciste ndaj mbrojtësit Koulibaly, për të cilat tifozëria zikaltër u pezullua me dy ndeshje, ndërsa ata ultras me tre, por nuk mund të injorohen as incidentet pas ndeshjes, ku një tifoz humbi jetën dhe 4 të tjerë u plagosën.
Menjëherë pas vendimit të gjykatës sportive të Ligës Kombëtare të Serisë A, klubi zikaltër ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka theksuar edhe njëherë se dënon me të gjitha format, shprehjet e racizmit.
Ja komunikata e plotë e Interit:
Në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes Inter-Napoli dje, dhe vendimit pasues të marrë nga një gjykatë e Ligës Kombëtare, klubi rithekson që nga 9 mars 1908, Inter do të thotë të integrimit, pranim dhe ardhmëri. Historia e Milanos është bërë nga kjo, nga përfshirja dhe respekti.
Së bashku me qytetin tonë kemi luftuar gjithmonë për një të ardhme pa diskriminim. Ne jemi të angazhuar në territorin e bërë zëdhënës të këtyre vlerave, që kanë qenë gjithmonë një burim i krenarisë për klubin tonë. Inter është i pranishëm në 29 vende të botës, nga Kamboxhia në Kolumbi, ku mbi dhjetë mijë fëmijë janë të përfshirë në projekt Inter Campus, që ka objektiv t’u japë atyre të drejtën për të luajtur në kontekste delikate, aktivitete, rëndësia e të cilave është njohur edhe nga OKB.
Që nga një natë e 110 vjetëve më parë, kur themeluesit tanë kanë vunë nënshkrimin e tyre në atë që do të kishte qenë rruga jonë, ne nuk kemi shprehur dhe pranuar asnjë lloj diskriminimi. Për këtë arsye ne ndihemi të detyruar sot, edhe njëherë, të pohojmë se kushdo që nuk e kupton dhe pranon historinë tonë, këtë histori, nuk është një prej nesh.



