Merkato

Kushtet e talentit të Benfikës, ja pse Man. United dhe Newcastle dalin jashtë loje

Shpërthimi i sulmuesit uruguaian, Darvin Núñez me 34 gola në këtë sezon në radhët e Benfikës, në Portugali, e bëjnë atë një nga emrat më të kërkuar në merkaton e futbollistëve. Një pjesë e madhe e klubeve me peshë i janë vënë pas, por shumë pak prej tyre mund të përmbushin kërkesat e tij dhe të klubit portugez.

Núñez dëshiron me çdo kusht të luajë në Champions League, siç thekson media franceze RMC Sports. Për këtë arsye, dy nga klubet që reklamuan interesin më të madh kanë dalë jashtë garës për të marrë shërbimet e futbollistit: Newcastle dhe Manchester United. PSG, siç theksoi AS, duket se është skuadra më e favorizuar për të rrëmbyer 22-vjeçarin.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency