“Kvarnerska Rivijera 2019”/ Shqipëria U18 humb ndeshjen e fundit dhe e katërta
Ka përfunduar turneu “Kvarnerska Rivijera 2019”, i zhvilluar në Kroaci, ku Shqipëria u përfaqësua me skuadrën U-18, e cila u rendit në vendin e katërt.
Djelmoshat e stërvitur nga trajneri Olsi Uku bënë një paraqitje deri diku të mirë, duke regjistruar 4 fitore dhe 2 humbje në këtë kompeticion.
Humbja e fundit ishte ditën e sotme, 5-4 me penallti përballë Udineses, pasi koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 0-0.
Rezultatet e Shqipërisë U-18 në këtë turne ishin:
Shqipëria 1-0 NK Orijent
Shqipëria 1-0 Venecia
Shqipëria 7-2 NK Vinodol
Shqipëria 2-1 Zeljeznicar
Rijeka 2-0 Shqipëri
Udinezë 0-0 Shqipëri (5-4)



