Champions League

‘Ky gol është për ty Milik’, por fanela është e Zielinskit

Lorenzo Insigne shënoi golin e parë për Napolin, përballë Feyenoord, në minutën e tetë të sfidës dhe mendoi të bëjë një dedikim të veçantë. Sulmuesi italian u afrua pranë stolit dhe kërkoi një bluzë të Milik, për t’ia dedikuar pikërisht polakut golin, por ndodhi e papritura.

Në stolin napolitan ngatërrohen dhe i japin një bluzë të mesfushorit Zeilinski, të cilën pasi Insigne e vë re, e hedh i nervozuar nga stoli dhe kërkon bluzën e duhur. Më në fund, sulmuesit anësor të Napolit i vjen në dorë bluza e Milik me numrin 99 dhe ai realizon dedikimin e tij, por kjo skenë shkakton shumë të qeshura në radhët e tifozëve dhe futbollistëve.

Milik u dëmtua të shtunën në ndeshjen ndaj SPAL dhe iu nënshtrua një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave për rreth katër muaj. Ndiqni nëpërmjet fotove skenën që ndodhi në stadiumin ‘San Paolo’.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency