La Liga

“Kylian Mbappe bir k…e”, tifozëve të Realit “u djeg” ende refuzimi i yllit francez

Tifozët e Realit të Madridit janë “në qiellin e 7”, pasi përveç titullit kampion, fituan për herë të 14 në histori Champions League-n, megjithatë refuzimi i Kylian Mbappe pak ditë më parë, vijon t’u djegë ende.

Kjo u vërejt edhe në festimet në kryeqytetin spanjoll për triumfin në Champions, ku ndërkohë që Marcelo kishte marrë mikrofonin për përshëndetjen e radhës, fansat e “Los Blancos” nisën të këndojnë në kor “Kylian Mbappe bir k…e”…

Ylli francez kishte dy vite që refuzonte ofertat për rinovim nga ana e PSG-së, pasi kishte bërë të qartë se dëshironte të transferohej te Reali i Madridit dhe të gjithë prisnin kalimin në Madrid, në fund të këtij sezoni, duke qenë se i përfundonte kontrata me francezët.

Megjithatë Mbappe mori një vendim befasues, pasi në moment të fundit ndryshoi qëndrim dhe firmosi një kontratë të re për tre sezone me klubin e PSG-së, duke ndryshuar planet e merkatos te Reali dhe “mbjellë” jo pak zhgënjim në kampin madrilen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency