“La Casa De Quiz”, zbulohet çerekfinalisti i radhës
Dorian Ruci është i kualifikuari i radhës për në çerekfinalet e La Casa De Quiz. Në përballjen e zhvilluar këtë të premte, Doriani arriti që të mundë me rezultatin 20-13 Blerand Demkon, i cili ishte kualifikuar nga raundi i parë. Në një përballje interesante, të dy konkurrentët patën shumë pak diferenca mes tyre, teksa gjithçka u vendos nga loja e fundit, “Enigma”, aty ku Doriani arriti që të gjente foton që ndodhej në zarfin e tij, duke përmbysur rezultatin.
Doriani në fazën çerekfinale do të luajë me Elton Çelën, një sfidë mes dy konkurrentësh që vijnë nga Berati. Javën e ardhshme do të zhvillohet sfida e fundit e fazës 1/8, ku Geraldo Merkaj që nis aventurën në këtë raund do të takohet me Iseldi Bala, i cili vjen nga një raund më parë, ndërsa është dhe konkurrenti më i vogël që ka mbetur në garë, vetë, 16 vjeç.
Faza çerekfinale:
A: Dorian Terziu – Geraldo Merkaj/Iseldi Bala
B: Elton Çela – Dorian Ruci
C: Altin Gjata – Blerim Zenunu (Blleki)
D: Afrim Tufa – Erdo Dule
Faza gjysmëfinale:
A – D
B – C



