Featured

La Casa de Quiz/ Zbulohet çerekfinalisti i radhës, Erdo avancon në fazën çerekfinale

Mbrëmjen e së premtes, nën moderimin e Gjergji Stefës, u zhvillua puntata e radhës në quizin sportive “La Casa de Quiz”. Teksa po zhvillohet faza e 1/8-tave, u përballën Jorgo Vaskali dhe Erdo Dule teksa sfida mes dy të rinjve ishte mjaft e luftuar dhe konkurrentët nuk patën diferenca të mëdha ndërsa u desh pyetja e fundit, rubrika e enigmës, për të ndarë fituesin.

Ai që triumfoi ishte Erdo Dule (e gjeti edhe rubrikën enigmë) me rezultatin e përgjithshëm 17-32, i cili kualifikohet kështu për në fazën çerekfinale teksa Jorgo Vaskali e mbyll këtu rrugëtimin e tij në quiz. La Casa de Quiz rikthehet të premten e ardhshme si gjithnjë në orën 21:00.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency