Ish-lojtari i Arsenalit dhe kampion me Barçën, fiton titullin në Xhibuti
Ish-mesfushori i Arsenal, Alex Song feston titullin dytë me fanellën e Arta/ Solar 7 në Xhibuti dhe ishte vendimtar në fitoren 12-1 ndaj Arhibës.
Në kulmin e karrierës që kaloi në Europë, jeta e Alex Song vazhdon në Afrikë dhe pikërisht në kampionatin e Xibutit. Mesfushori kamerunian triumfoi për herë të dytë radhazi me skuadrën që luan që nga nëntori i 2020-ës.
Në ndeshjen vendimtare, e cila më pas i dha titullin ekipit të Arta/ Solar 7, Song dhe shokët e tij të skuadrës mposhtën Arhibën me një rezultat poshtërues.
Një festë golash që lejoi Song dhe pjesën tjetër të ekipit të Arta/ Solar 7 të shkonin në kuotën e 45 pikëve, duke u bërë të paarritshëm nga ndjekësit.

Ky është trofeu i katërt personal i Song. Dy të parat i kishte ngritur me fanellën e Barcelonës, një në sezonin 2012-2013 dhe një në Superkupën e Spanjës të viti pasardhës.
Gjatë karrierës së tij mesfushori ka veshur fanellat e emrave të mëdhenj si Arsenal, Barçës dhe West Ham. Me “The Gunners” kishte përvojën më të gjatë me 205 paraqitje zyrtare.



