La Liga

La Liga ndryshon emrin, firmos për 5 vite me sponsorin e ri

Pas largimit të Banco Santander, sponsor kryesor i elitës së futbollit spanjoll, La Liga Standander do të ndryshojë emrin, duke filluar nga sezonin 2023-2024, ndërsa bashkëpunimi mes palëve që tashmë do të ndahen daton që nga 2016-ta.

Emri i ri i kompeticionit kryesor të futbollit spanjoll do të shpallet në gusht, me një kontratë 5-vjeçare, gjë që do të rrisë ndjeshëm të ardhurat në vit.

Sipas raportimeve nga Spanja, sponsori i do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të nivelit të futbollit në Spanjë. Ndonëse ende nuk është bërë publik emri i sponsorit të ri, ajo që bëhet me dije është fakti se është një kompani shumë e fuqishme me shtrirje globale që do të përmirësojë ndjeshëm kampionatin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency