Futboll

La Liga vjen me dy derbi, Monaco pret Marseillen

E diela në Supersport do të jetë sërish e mbushur me transmetime të shumta dhe gola e emocione pa fund. Gjithçka do të fillojë në orën 12:00, kur Valencia do të luajë derbin me Levanten, në një sfidë që pritet të jetë shumë emocionuese.

Në orën 14:30 do të vijë për ju ndeshja e Premier Leagues mes uellsianëve të Cardiff dhe Arsenalit të Londrës. Skuadra e Emery do të synojë fitoren e dytë sezonale, për t’i dhënë fund njëherë e mirë krizës së fillim-sezonit, por në Uells nuk do të jetë aspak e lehtë.

Në orën 18:15 vëmendja do të spostohet në Katalunjë, ku në stadiumin “Camp Nou”, Barcelona do të presë Huescën, një rival modest ndaj të cilës do të synojë suksesin e radhës në kampionatin spanjoll.

Duke mbetur në La Liga, në orën 20:30 do të jetë radha e një tjetër derbi, atij të Andaluzisë mes Real Betisit dhe Sevillas, Dy skuadrat kanë nivel dhe synime të përafërta, ndaj në fushën e lojës pritet të zhvillohet një përballje mjaft interesante.

Një tjetër super-ndeshje në mbrëmje do të vijë nga kampionati francez, ku Monaco do të presë Marseillen, në një takim që pritet të ofrojë spektakël dhe emocione të shumta.

Mbrëmja e të dielës do të mbyllet si gjithmonë me emisionin “Zona Gol”, ku do të analizohen të gjitha ndodhitë sportive të fundjavës, nga specialistët e ftuar në studion e Supersport dhe protagonistë të tjerë në lidhje direkte.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency