Kategoria Superiore

Laçi-Dinamo, kurbinasit gati ta fundosin përfundimisht “Nëndetësen”

Laçi preu biletën për në finalen e Kupës së Shqipërisë pak ditë më parë pas kualifikimit ndaj Teutës, ndërkohë që tashmë fokusin e kthen nga kampionati, në një përballje të drejtpërdrejtë ndaj Dinamos, ku do të provojë të ruajë vazhdimësinë.

Vijimi i një ecurie të ngjashme edhe në kampionat është i nevojshëm për kurbinasit, teksa lëshimet e shumta në javët e fundit i mundësuan Tiranës të shkëputej +16 pikë në kreun e klasifikimit.

Blutë e kryeqytetit janë me një këmbë në Kategorinë e Parë dhe vetëm matematika i mban ende në lojë, ndërkohë që çdo sfidë merr vlerën e një finaleje në javët në vazhdim. Nuk ka qenë një situatë e qetë te dinamovitët, katër humbjet radhazi dhe dy disfatat e njëpasnjëshmë ndaj rivalëve të drejtpërdrejtë si Egnatia dhe Kastrioti kanë lanë një shije të hidhur, me skuadrën thuajse të dorëzuar.

Duke marrë shkas nga kjo ecuri, përballja ndaj Laçit kthehet në “jetë a vdekje”, ku trepikëshi kërkohet me çdo kusht për të mbajtur të gjalla shpresat minimale për të qëndruar në elitën e futbollit shqiptar. Kujtojmë se sfidat pararendëse mes dy skuadrave në këtë edicion janë mbyllur me dy fitore për kurbinasit dhe një barazim në startin e sezonit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency