Laçi e bind, sulmuesi i spikatur konfirmon marrëveshjen me kurbinasit
Dejan Zarubica do të mbetet pjesë e Laçit edhe për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi malazez duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit laçian për të qëndruar në organikën e kurbinasve të paktën edhe për një tjetër sezon. 29-vjeçari fitoi interesimin e disa klubeve megjithatë në fund vendosi të jetë sërish pjesë e Laçit dhe Abissnet Superiore.
Vetë futbollisti ka shpërndarë në Instagramin e tij një lajm që konfirmon qëndrimin në elitën shqiptare, ndërsa në sezonin e fundit që ishte edhe i pari për Zarubicën në Shqipëri, ai arriti të shënonte tetë gola në 20 paraqitje duke u konfirmuar një lojtar i rëndësishëm për Laçin.
Një dëmtim në fakt e pengoi të regjistronte shifra më të mira, megjithatë një synim i tillë do të mbetet për t’u realizuar në sezonin e ri nga sulmuesi i spikatur.




