Kategoria Superiore

Laçi fiton edhe pa golat e Nwabuezes, Europa duket objektiv i lehtë

“Hiqi Kyrian Nwabuezen dhe aty shikoje se ku përfundon Laçi”- kjo ishte ideja e krijuar jo pa të drejtë në fund të vitit 2019, një ide e frymëzuar nga 14 golat e amerikano-nigerianit dhe paraqitjet për t’u vendosur në kornizë të artë, megjithatë rifillimi i sezonit ka shfaqur një tjetër aspekt pozitiv të kësaj skuadre.

Laçi fiton edhe pa golat e sulmuesit 27-vjeçar, pasi në 3 ndeshjet e 2020-ës në kampionat kurbinasit kanë koleksionuar 2 suksese, njërin prej të cilave në një transfertë shumë të vështirë në Durrës, dhe një barazim po jashtë kundër Vllaznisë.

Duke përjashtuar “black out”-in e pashpjegueshëm në Kupë ndaj Bylisit, në pjesën tjetër paraqitje ka qenë nuk po themi për notën 10, por të paktën 8 e ka merituar. Ndihma e Nwabuezes është tej mase e rëndësishme, megjithatë ka akoma më shumë vlerë kur golat nuk vijnë nga një lojtar i vetëm.

Kuptohet që tashmë fokusi i mbrojtjeve kundërshtare është i gjithi tek numri 9 dhe Cungu duhet të shfrytëzojë burime të tjera të cilat për momentin po e furnizojnë ashtu si duhet skuadrën.

Sot bardhezinjtë ndodhen në vendin e 3-të dhe Europa është një objektiv që nëse vijohet me këto rimte, do të konkretizohet pa shumë vështirësi, por vizioni është edhe tek ëndrra e madhe të cilën Cungun as nuk e përmend, titulli kampion, dhe kur të “ndizet” edhe Kyrian Nwabueze atëherë projektorët e shpresës së madhe mund të forcohen me optimizëm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency