Kategoria Superiore

Laçi i papërmbajtshëm në merkato, zyrtarizon firmën me Obanor

Ashtu siç e kishte paralajmëruar Supersport më herët, Erhun Obanor është zyrtarisht futbollist i Laçit. Edhe pse për të kishte interes nga disa skuadra të ligës së parë në Turqi, nigeriani 25-vjeçar ka zgjedhur të qëndrojë në Kategorinë Superiore.

Oferta e kurbinasve e ka bindur mbrojtësin, i cili vetëm pak ditë më parë u largua nga Kukësi, pasi nuk pranoi rinovimin e kontratës.

25-vjeçari ishte një titullar fiks te Kukësi edhe në 2 sfidat europiane ndaj Slavias së Sofje dhe Wolfsburgut. Me Kukësin në Kategorinë Superiore, Obanor u aktivizua në 26 takime sezonin e kaluar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency