Conference League

Laçi kërkon kualifikimin, kurbinasit në sulm total!

Para Laçi! Britma e tifozerisë kurbinase tanimë vlen për Europën, me skuadrën e Shpëtim Duros që zbret në fushën e Elbasan Arenas këtë të enjte në orën 20:00 përballë Petrocub, me objektivin e qartë për të kaluar turin në Conference League. Skuadra e Shpëtim Duros ka shanse të mira për të kaluar në raundin e tretë, në sfidën e parë në Moldavi barazoi 0-0 edhe pse në inferioritet numerik për pjesën më të madhe të ndeshjes, dhe tani i duhet një fitore që siguron vazhdimin e ëndrrës europiane të kësaj vere.

Gjithsesi trajneri ka punuar gjatë gjithë javës me objektivin për te evituar çdo nuancë euforie, duke kërkuar përqëndrimin maksimal që duhet arritur në fushën e blertë. Duro nuk ka në dispozicion për këtrë takim mesfushorin Spahiu që u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e parë, dhe në kërkim të fitores pritet të hedhë në fushë një skuadër me arsenal të fortë sulmues, duke u mbështetur te një katershe plot potencial përpara, e përbërë nga Guindo, Zarubica, Adeleke dhe Mentor Mazrekaj që po përjeton një rini të dytë.

Është një sfidë e rëndësisë maksimale për klubin kurbinas, që nëse kalon në raundin e tretë siguron një përfitim në total prej thuajse 850 mijë eurosh nga të ardhurat e Uefas, çka do të siguronte një bazë të mirë për të ardhmen dhe nga Presidenca është garantuar edhe një shpërblim i majmë për grupin në rast kualifikimi.

Bardhezinjtë shpresojnë që të kenë një ndihmë të madhe edhe nga tifozeria e zjarrtë kurbinase që është ftuar të mbushë shkallët e Elbasan Arenas për një sfidë të rëndësisë maksimale, ndërkohë që për të gjithë ata që nuk do të mund të jenë aty, cdo emocion i kësaj përballjeje vjen në ekranin e Supersport.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency